Teksa ditën e djeshme një nënë në Itali vrau të bijën e saj 5-vjeçare, kanë dalë pamjet e përqafimit të fundit të saj me vajzën.
Xhelozia duket se është motivi i vrasjes makabre që nëna e saj Martina, i bëri të bijës vetëm 5 vjeçe, Elena Del Pozzo, të hënën në Tremestieri etneo, Katania.
Nëna 23-vjeçare rrëfeu vrasjen në polici, ndërsa më herët u kishte thënë hetuesve se vogëlushja ishte rrëmbyer nga tre persona të armatosur.
Gruaja pas disa orësh marrje në pyetje ka pranuar krimin dhe ka çuar karabinierët në vendin ku ka fshehur trupin e vogëlushes duke thënë: “E vrava unë”.
Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar një video nga ambientet e kopshtit që frekuentonte Elena, dhe aty si për ironi të fatit shihet përqafimi i fundit i 5-vjeccares me nënën e saj, që i mori edhe jetën.