OKB-ja shkurton ndihmën ushqimore për 1.7 milionë njerëz të uritur në Sudanin e Jugut

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shkurtuar ndihmën ushqimore për rreth 1,7 milion banorë të uritur të Sudanit të Jugut.

Këta persona në Sudanin e Jugut po humbasin ndihmat ushqimore humanitare “në kohën më të keqe të mundshme” pasi Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara pezullon ndihmën, duke fajësuar mungesat kritike të financimit.

Sudani i Jugut përballet me urinë e paprecedentë mes goditjeve klimatike, rritjes së çmimeve të ushqimeve të lidhura me luftën në Ukrainë dhe rimëkëmbjen nga lufta civile. Mbi 60% e popullsisë prej më shumë se 11 milion njerëz përballet me pasiguri të rëndë ushqimore, sipas WFP, e cila tha se duhej të përgjysmonte racionet ushqimore vitin e kaluar.

Në mesin e atyre që tani humbasin ndihmën ushqimore në Sudanit Jugor janë 178,000 fëmijë që nuk do të marrin më ushqime në shkollë, tha WFP.

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë paralajmëruar se 1.4 milionë fëmijë do të kenë kequshqyerje akute gjatë muajit qershori dhe gusht.

“Nevojat humanitare janë shumë më të mëdha se fondet që kemi marrë këtë vit. Nëse kjo vazhdon, ne do të përballemi me probleme më të mëdha dhe më të kushtueshme në të ardhmen, duke përfshirë rritjen e vdekshmërisë, kequshqyerjen, sëmundjet,” tha në një deklaratë drejtoresha e vendit në detyrë e WFP, Adeyinka Badejo.