E vranë dhe e hodhën në rezervuar, flet motra e Martin Çeços: Më mori në telefon dhe qante, tregoi se e kërcënonin

Familjarët e 26-vjeçarit Martin Çeço kanë folur për herë të parë, pasi u mësua se i riu ishte vrarë për shkak të lidhjes me një vajzë të mitur.Motra e tij ka treguar se 26-vjeçari e kishte marrë ne telefon tre ditë para se të zhdukej dhe kishte qarë, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se më ke kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcenonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Të lidhura

None found

Çeço jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçës.

Ndërkohë një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, tha ajo.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş