Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka magjepsur premierën e mbushur me yje të filmit Barbie në Los Angeles të dielën.
Ajo bëri një paraqitje të veçantë në tapetin rozë ku dukej si një sirenë. E veshur me një fustan zinxhir pa mëngë, të tejdukshëm, bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, si Margot Robbie, e cila ka rolin kryesor.
Të lidhura
None found
Dua ka punuar për kolonën zanore të filmit ‘Barbie’. Në fotografitë që publikoi në Instagram ku shfaqej me të brendshme të bardha poshtë fustanit transparent që i kishte kombinuar me një palë taka argjenti me majë, kishte shkruar: “Hajde barbie, le të shkojmë në festë .”
View this post on Instagram
