“E trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet”, Xhaçka takon Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ndodhet në fund të mandatit të saj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim meMInistren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Ka qenë ministrja Xhaçka e cila me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje të takimit me ambasadoren Kim.

Xhaçka në postimin e saj shkruan se: “Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet”.

Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan ajo.


Shtuar 19.06.2023 21:12