E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re regjisorja e njohur shqiptare (FOTO LAJM)

Regjisorja Vjosa Berisha ka ndërruar jetë sot në një moshë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku prej disa kohësh po përballej me sëmundjen e kancerit.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, ka shkruar ai./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)