Një nga punonjëset e QSUT, infermierja Zamira Konçi, është ndarë nga jeta.
Lajmin e bëri të ditur Urdhri i Infermierit me anë të një postimi në Facebook.
Infermierja dha për 40 vjet kontributin e saj duke ju shërbyer pacientëve.
Postimi i Urdhrit të Infermierit:
Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se më datë 14 Mars 2022 është ndarë nga jeta kolegia znj. Zamira Tafaj Konçi.
Znj. Konçi lindi më 15.02.1960, në Tiranë. Ka qënë anëtare e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka ushtruar profesionin e infermieres prej më shumë se 40 vitesh pranë Spitalit Infektiv në QSUT.
Ajo ishte e insiativës, kishte gjithmonë një mendim-veprimi për çdo gjë, e dashur me të gjithë, me urtësinë që e karakterizonte ishte gjithmonë në shërbim të tyre, për profesionistët e rinj ishte shembulli i shërbimit me profesionalizëm.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!/albeu.com/