Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, një 24-vjeçar ka varur veten, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.
Policia raporton se ai dyshohet të vuante nga depresioni ndërsa hetimet kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni./albeu.com