Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, Rajana Jata, është vënë nën akuzë për dekonspirim hetimesh.
Ajo akuzohet për dekonspirim dhe shpërdorim detyre pasi dyshohet se ka telefonuar një person për t’i komunikuar që është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Mësohet se fillimisht çështja ndaj Drejtorisë së Transportit Rrugor ishte në kompetencë të SPAK, i cili më pas e ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës.
Jata ka qenë zyrtarja e cila pasi e mori në zarf emrin që ishte nën hetim e telefonoi dhe e paralajmëroi.
Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë është regjistruar ndaj saj edhe procedim penal.
Hetimet për rastin janë ndjekur dhe drejtuar nga prokurori Arens Çela.
Gjykata gjithashtu ka vendosur pezullimin e saj nga detyra, vendim i marrë në mungesë të saj./albeu.com/