E thotë studimi: Sa partnerë janë të pranueshëm për burrat dhe gratë para martese

Shumica e njerëzve kanë filluar dhe kanë përfunduar romancat, lidhjet e dështuara apo aventurat që kanë mbetur në të kaluarën përpara se të fillonin një lidhje serioze.

Nëse keni pyetur veten se cili numër është “më i dëshirueshëm” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale të kaluara të partnerit tuaj aktual, këto janë disa nga përgjigjet.

Përkatësisht, faqja e njohur “Supedrug Doctor”, e cila merret me tema të dashurisë dhe seksuale, ka bërë një hulumtim të fundit për këtë temë. Më shumë se 2000 njerëz në SHBA dhe Evropë u anketuan.

Kur bëhej fjalë për numrin e partnerëve, të anketuarit kishin tre opsione: të tregonin të vërtetën, të rrisnin numrin ose të zvogëlonin numrin.

Si burrat ashtu edhe gratë thanë pothuajse në mënyrë të barabartë (67.4 përqind e grave dhe 58.6 përqind e burrave) se ata gjithmonë thonë të vërtetën. Kjo konfirmoi se burrat gënjejnë më shpesh se gratë për të kaluarën e tyre seksuale, më saktë për sa partnerë kanë pasur.

Por kur bëhet fjalë për rritjen apo uljen e numrit të partnerëve, 17.5 për qind e të anketuarve meshkuj thanë se kishin shumë partnerë, ndërsa vetëm 8.2 për qind e grave thanë të njëjtën gjë. Është një histori e vjetër – burrat dhe gratë e anashkalojnë të vërtetën, sepse gratë me një numër të madh partnerësh seksual në të kaluarën konsiderohen të shthurura, dhe burrat me një numër të madh partnerësh janë me përvojë dhe “mashkullorë”.

Në përgjithësi, sipas rezultateve të anketës, u arrit në përfundimin se për gratë kufiri i sipërm i numrit të partnerëve është maksimumi 14, dhe për burrat 15. Nëse numri është më i madh se 14 ose 15, pala tjetër fillon të e perceptojnë atë person si të shthurur.

Sigurisht – të gjitha këto janë vetëm numra.


Shtuar 13.08.2023 17:41