Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të artistit të madh Pirro Mani.
Basha shkruan në rrjetet sociale, se Mani është një ikonë e teatrit.
“E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit”, shkruan Basha ndër të tjera.
Mesazhi i plotë
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.
E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.
Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.
U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Aktori i njohur mbylli sytë në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen e tij.