Ka folur mediet bashkëshorti i Rozeta Rakipllarit, e cila akuzohet se ka vjedhur mijëra euro nga shtëpia e ish-zyrtares ku punonte si pastruese.
Rozeta Rakipllari dhe i saj Havier Dobi u lanë në burg sot nga Gjykata e Tiranës me akuzën e vjedhjes.
Nënë e bir u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e vjedhjes së mijëra eurove në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Nënë e bir akuzohen se kanë vjedhur rreth 700 mijë euro.
Rozeta Rakipllari, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së 524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.
Në lidhje me këtë bahskëshorti i Rozetës, Spartak Dori ka thënë se nuk ishte në dijeni dhe se nuk dinte asgje për vjedhjen kolosale.
Ndër të tjera ai tha për News 24 se nëse do ishte në dijeni do ta denonconte rastin në polici.
Mes të tjerash i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.
“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa kane punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune..Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.”, tha ai.