Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ku sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka, e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre, ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka, ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.
Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Duka, është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij, ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka, e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë.
Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.
Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta, ku ka qëlluar drejt Reçit.
Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre, ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.