Duke përkuar rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011, një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit, për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës.
Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit.
Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzitojnë për jetën e egër./albeu.com