E rrallë, 31-vjeçarja nga Fieri sjell në jetë fëmijën e 10-të

Një 31-vjeçare nga fshati Levan i Fierit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 10-të.

Katerina ka sjellë në jetë një dalë 3 kg e 800, i cili gëzon shëndet të plotë dhe e pagëzoi me emrin Florian.

Për shkak të situatës së vështirë ekonomike, çiftin Katerina dhe Idajet e vizitoi dy ditë më parë në spital edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu premtoi mbështetje.

Balla tha se shteti do të ndihmojë familjen nga Levani duke i siguruar një banesë dhe një punë për kryefamiljarin, por i kërkoi Katerinës që t’i japë fjalën se do të lërë duhanin./Albeu.com/


Shtuar 15.06.2023 09:40