E RËNDË/ Vritet këngëtari turk, nuk dinte këngën që porositën në klubin e natës

Onur Sener, një këngëtar i njohur turk është vrarë për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkoi një grup djemsh në një klub nate në Turqi.

Mediat turke shkruajnë se ngjarja e rëndë ka nisur fillimisht si një konflikt verbal e më pas ka agravuar në atë fizik në klubin e natës.

Me ndërhyrjen e truprojave, sherri mori fund, por rinisi jashtë klubit.

Këngëtari u ndoq nga grupi i djemve që e ndaluan në rrugë dhe e dhunuan. Ata e goditën në kokë me shishe qelqi, copat e të cilave e çanë në fyt.

Këngëtari u dërgua në spital, por humbi jetën për shkak të gjakderdhjes.

Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël. Ai u bë i njohur në Turqi që në vitin 2013, kur doli nga talent show-n ‘O Ses Türkiye’.


Shtuar 5.10.2022 07:41