Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku dy kriminelë kanë djegur një shtëpi, duke i marrë jetën një gruaje dhe fëmijës së saj.
“Daily Mail” raporton se 31 vjeçari Jake Barnard dhe shoku i tij, 42 vjeçari Andrew Mihlne hodhën benzinë mbi një shtëpi. Brenda banesës ishin 34 vjeçarja Gina Ingles dhe djali i saj 4 vjeç.
Raportohet se i gjithë krimi ndodhi për shkak se bashkëshorti i viktimës i detyrohej dy autorëve 400 paund. Këta të fundit ishin shitës droge.
Hetuesit kanë gjetur në vendngjarje trupin e Ingles të përkulur mbi djalin e saj për ta shpëtuar. Edhe qeni i shtëpisë u gjet i ngordhur pranë tyre.
U deshën më shumë se dy orë për të shuar flakët. Sipas hetuesve, zjarri filloi në korridor dhe prej andej u përhap në të gjithë shtëpinë. Gina dhe djali i saj vdiqën si pasojë e asfiksisë.