E rëndë/ S’kishte marrë kurrë patentë shoferi, humb jetën pas aksidentit tragjik 45-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Patra-Pirgos, në Greqi, ku si pasojë një 45-vjeçar, i cili ishte nisur nga Pirgos për në Amaliada, ka humbur jetën.

Ai ishte duke drejtuar një BMW Z4 , kur humbi kontrollin e mjetit dhe pas disa metrash goditi dy shtylla ndriçimi.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ndihma e shpejtë, por 45-vjeçari kishte humbur jetën.

45-vjeçari ishte “fans” i shpejtësisë dhe mori pjesë me sukses në garat me makina dhe me motor.


Shtuar 8.08.2024 11:06