Një grua 37 vjeçe nga Pogradeci, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt kryeqytetit për të marrë trajtim të specializuar.
Me inicialet M. K., ajo ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.
Të lidhura
None found
Pas vlerësimeve dhe ekzaminimeve të kryera, mjekët vendosën që pacientja të dërgohej në një spital të specializuar në Tiranë.
Gjendja e 37-vjeçares u përkeqësua gjatë udhëtimit, në afërsi të Elbasanit, ku edhe ndërroi jetë.
Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet përmes autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa ngjarja vijon të jetë nën verifikim.
