E rëndë/ Shkuan për ta arrestuar, por përleshen me ish-të dënuarin, vriten 3 policë dhe plagosen 4 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA Karolina e Veriut, katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në Charlotte, Karolina e Veriut.

Ngjarja ndodhi ku në një banesë në Charlote, ndërsa efektivët gjatë një operacioni arrestuan një person.

Shefi i policisë, Johnny Jennings, është shprehur i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Oficerët mbërritën në vendngjarje, për të ekzekutuar një urdhër-arresti për armëmbajtje pa leje ndaj një të dënuari dhe u vunë në shënjestër të personit me një pushkë .

Pas neutralizimit të sulmuesit, policia ka hyrë në shtëpi, ku megjithatë janë qëlluar nga një person tjetër.


Shtuar 30.04.2024 08:14