E RËNDË/ Sherr në eventin muzikor në Athinë, plagoset moderatorja e njohur dhe këngëtarja Elena Paparizou (VIDEO)

Një skenë e frikshme dhune ka ndodhur në një event muzikor në Athinë.

Skena e dhunës ka ndodhur në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë. Protagonistët e episodit të rëndë, videot e të cilit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë.

Intensiteti ka qenë aq i madh sa që eventi është ndërprerë për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizo.

Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi.

Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë.

Ky episod ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t’i jepte artistes Elena Paparizou çmimin e baladës më të mirë të vitit, e cila në atë kohë ndodhej në vendet VIP.

Në skenë ka qenë edhe Konstantinos Argyros, për të qetësuar shpirtrat, ndërsa Paparizou është larguar nga eventi  sepse e ka zënë paniku.