20 persona kanë mbetur të vrarë në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Biharit nga rrufetë në vetëm 24 orë.
Sot dhe nesër parashikohen stuhi të tjera me vetëtima në pjesët veriore të shtetit.
Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar u ka kërkuar njerëzve që të ndjekin nga afër këshillat e autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive.
Qindra vetë vdesin çdo vit nga rrufetë dhe një nga arsyet e përmendura për numrin e vdekjeve është numri i madh i njerëzve që punojnë jashtë, krahasuar me pjesën tjetë të botës, gjë që i bën ata më të prekshëm./albeu.com