Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku sipas informacioneve të policisë, është nxjerrë një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Kukësit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Dyshohet se viktima është një grua rreth 30-vjeçe.
Sipas uniformave blu, trupi është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit.
Nxirret një kufomë e s*ksit femër, rreth të 30-ave, në ujërat e liqenit të Kukësit. Kufoma ende e paidentifikuar është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit të Kukësit.
Kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Deri më tani, nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.
Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.