E rëndë, një 42-vjeçar gjendet i mbytur në Borsh, për çfarë dyshohet

Ditën e sotme, është gjetur i mbytur në det, shtetasi D. E., 42-vjeç, banues në Borsh.

Sipas informacioneve policore, 42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh, ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/ Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42-vjeç, banues në Borsh.

42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.08.2024 11:00