E rëndë në Tiranë/ Një i moshuar gjendet pa shenja jete me duart e lidhura, për çfarë dyshohet

Paraditen e kësaj të mërkure rreth orës 11:05, një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Tiranë.

Viktima është shtetasi N. A., 79-vjeç, banues në kryeqytet, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”.

Sipas bluve të Tiranës, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është v*tëvrarë, duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 17.07.2024 13:35