E rëndë në SHBA, 2-vjeçari vret nënën 8-muajshe shtatzënë

Një 2-vjeçar, i cili dyshohet se gjeti armën e babait të tij në një sirtat, qëlloi aksidentalisht për vdekje nënën e tij e cila ishte tetë muajshe shtatzënë.

Ngjarja ndodhi në Ohio, SHBA.

Laura Ilg, 31 vjeç telefonoi shërbimet e emergjencës dhe raportoi se ishte qëlluar aksidentalisht nga djali i saj.

Ajo ishte e vetëdijshme kur mbërriti ambulance, por vdiq disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Policia tha se arma e zjarrit, e cila i përket bashkëshortit të Ilgut, Alek Ilg, zakonisht mbahej në një komodinë pranë shtratit të çiftit.

Ilg tha se djali i saj hyri në dhomën e gjumit ndërsa ajo ishte duke larë rroba dhe filloi të luante me armë.

Ajo u tha policëve se nuk e dinte se djali i vogël e kishte armën kur papritur u godit në shpinë me një plumb.

Për 2-vjeçarin po kujdeset babai i tij./Albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 09:42