E rëndë në Poliçan/ U rrëzua nga zetori, humb jetën 61-vjeçari

Diten e djeshme, policia e Poliçanit ka njoftuar se një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhiton. Mësohet se shtetasi B.Q, 61-vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61-vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia.


Shtuar 23.09.2024 10:22