E rëndë në plazhin e Orikumit, pas daljes nga deti turisti ndërron jetë

Një turist shqiptar rreth 75 vjeç ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ndërsa dyshimet paraprake janë se ai pësoi infarkt.

I moshuari ndodhej me pushime së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe është drejtuar për në breg, ku më pas ka humbur ndjenjat.

Të lidhura

None found

Familjarët dhe pushuesit e pranishëm e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Ambulanca e Orikumit ka mbërritur në vendngjarje, ku personeli shëndetësor ka kryer manovrat e reagimit, por nuk ka mundur ta rikthejë në jetë 75-vjeçarin.

Dyshohet paraprakisht se vdekja është shkaktuar nga një infarkt kardiak. Autoritetet përkatëse pritet të konfirmojnë rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar 23.07.2026 13:16

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom