Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet ditën e sotme.
Një person i moshës 60 vjeçare është hedhur nga ura në hyrje të qytetit dhe si pasoje ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.
Përmet/Informacion paraprak
Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/