E rëndë në Mitrovicë, babai rreh vajzën e tij 2-vjeçare

Mbrëmjen e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Mitrovicë, ku një vajzë 2-vjeçare është rrahur nga babai i saj.

Sipas informacioneve, raportohet se vajza ka pësuar lëndime trupore.

Sakaq, bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por ai ka vazhduar duke goditur me dorë vajzën e tij.

“Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2-vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. 


Shtuar 26.05.2024 09:34