E rëndë në Maliq/ Po mblidhte bimë mjekësore, 59-vjeçari bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moglicë të Maliqit. Raportohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga shkëmbi, teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmive, Islam Pashollari, kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.


Shtuar 13.06.2024 13:25