E rëndë në Kosovë, babai gjen të pajetë foshnjën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një burrë ka gjetur pa shenja jete fëmijën e tij mëngjesine  djeshëm.

“Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për ekspertizën, ndërsa rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 12:55