Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dërsnik të Korçës, ku në anë të rrugës është gjetur një i moshuar pa shenja jete.
Nga informacionet i moshuari nuk ka pasur shenja dhune dhe se dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim policie
Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik.
Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com