E rëndë në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në një automjet të përfshirë nga flakët

Një 66-vjeçar në Korçë, i identifikuar si Irakli Çinoku, është gjetur i pajetë në një automjet që ishte përfshirë nga flakët.  Mësohet se ngjarja është shënuar këtë të martë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të qytetit.

Sipas Policisë, dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit. Uniformat blu bëjnë me dije se ai u gjet në sediljen e parë të pasagjerit.

Të lidhura

None found

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


Shtuar 21.07.2026 09:38

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet