E rëndë në Kavajë, del në breg të detit trupi i pajetë i ukrainasit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Policia bën me dije se në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.08.2021 12:11