A do të hapen negaociatat për Shqipërinë këtë vit? Përgjigjet ambasadori gjerman

Nga Korça, Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korccë Sotiraq Filo është pyetur nga gazetarët për Integrimin, nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit.

“Është një pyejte 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me prtnere dhe ende  shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevoshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejme gjithcka që mundemi me partneret”, tha ai.

Pyetje: Dje u mbushen 5 vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi, a ka ardhur koha per rezultate ne luften kunder korrupsionit te zyrtareve te nivelit te larte?

Ambasadori gjerman: “Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen, me mbështetje mund të arrihet. Qasjetet pragamaike dhe praktike  mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, dhe ka nevoje  te vazhdoje te ece perpara.”

Pyetje: Opozita në shtator do të kërkojë në parlament një reforme te re territoriale e zgjedhore, a duhet mazhoranca dhe opozita te punojnë së bashku për këto reforma?

Ambasadori gjerman: “Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit”./albeu.com