E rëndë në Greqi, gjendet i pajetë një person, i kishin prerë fytin me sharrë elektrike, dyshohet të jetë shqiptar

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Greqi ku sipas mediave greke një person me origjinë shqiptare dyshohet se është gjetur i pa jetë në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Burri, rreth 35 vjeç është gjetur i vdekur me prerje në fyt, me siguri nga një sharrë elektrike me motor.

Deri tani të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit po merren parasysh dhe më vonë pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.


Shtuar 4.10.2022 11:29