Zjarr masiv në kufirin shqiptar, zjarrëfikset drejt Kolonjës

Një zjarr masiv ka përfshirë një sip[ërfaqe pylli në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në afërsi të “Piramidës 17” në Kolonjë.

Zjarri  ka marrë përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa.

Deri më tani tani zjarri është në territorin grek dhe po ndërhyhet me helikopterë, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin shqiptar./albeu.com