Ijon Bushi, 30 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.
Mësohet se 30-vjeçari ka rënë nga skela një javë më parë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Bëhet me dije se ishte djalë i vetëm në një familje me 5 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Nëna e tij ende nuk e ka marrë vesh lajmin tragjik.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri dhe janë duke mbledhur lekë që të sjellin trupin në Atdhe./albeu.com