Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Finiq.
Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare.
57-vjeçari R. RR me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.
Ishin banorët e fshatit ata që kanë vënë re veprime të dyshimta dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Pas hetimeve, 25-vjeçarja ka denoncuar se i ati abuzonte vazhdimisht seksualisht me të.
Policia ka vënë në pranga 57-vjeçarin dhe priten hetime më të thelluara për rastin./Albeu.com /