E rëndë në Durrës, vritet me thikë 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme.

Si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave, ka mbetur i plagosur me thikë Halil Koka, 40 vjeç.

40 vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes Ilir Koçilja./albeu.com


Shtuar 14.02.2024 12:58