Viti 2023 ka nisur me një ngjarje të rëndë në qytetin e Dibrës. Një 42-vjeçar me iniciale M.Gj. dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Njoftimi është bërë në sallën operative ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur të pajetë 42-vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.
Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.