E rëndë në Dibër, 28-vjeçari vetëmbytet në ujëmbledhësin e centralit

Foto ilustruese

Gjatë orëve të para të mëngjesit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër në fshatin Çidhën.

Mësohet se shtetasi me iniciale B. T., 28 vjeç është vetmbytur në vendin e quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”.

Kanë qenë familjarët që kanë deklaruar se i riu është vetmbytur.

I riu vuante nga probleme të shëdetit mendor ndëra policia vijon punen për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftim policie

Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 12.07.2022 09:00