Dhunoi fizikisht të atin, arrestohet i riu në Bulqizë

Foto ilustruese

Një i ri nga Dibra ka dhunuar fizikisht babin e tij 68-vjeçar në Dibër.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në banesë të shtetasit me iniciale G.M 30 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 23.09.2022 10:18