E rëndë në Burrel, po kalonte urën pranë tunelit të Shkopetit, gruaja bie në lumë

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shkopet, ku një grua ka humbur jetën, pasi është rrëzuar shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit, duke përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekujlibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes.


Shtuar 4.03.2024 15:51