Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku shtetasi V.K., 36-vjeç, është plagosur me armë gjahu (çifte).
Sipas informacioneve policore, 36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Bulqizë/Informacion paraprak
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34-vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.