E rëndë në Bulqizë/ Elektricisti bie në kontakt me energjinë elektrike, niset me urgjencë drejt spitalit

Këtë të enjte, një elektricist ka përfunduar në spital, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Incidenti ndodhi ndërsa Adul Duriçi, po punonte për riparimin e një linje elektrike në Bulqizë.

50-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 28.03.2024 14:48