E rëndë: Momenti kur nëna hedh në koshin e mbeturinave fëmijën e porsalindur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gaziosmanpasa” të Stambollit ku një grua, e cila sapo kishte lindur fëmijën e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Këto pamje, u fiksuan nga kamerat e sigurisë dhe fatmirësisht foshnja u dërgua në spital dhe u mjekua.

Gruaja e zbuluar nga ekipet policore u dërgua në stacionin e policisë për t’u marrë deklarata në lidhje me këtë akt të rëndë.

Mediat turke shkruajnë se gruaja, e cila u gjet se kishte deklaruar, “Babai im nuk e dinte. Unë bëra një gjë të tillë sepse kisha frikë nga babai im”, u lirua më vonë.

Mendohet se gruaja, emri i së cilës nuk dihet, lindi natën. Me dritën e parë të mëngjesit, ajo e mbështolli foshnjën e saj me pelena dhe doli jashtë. Duke iu afruar kontejnerit të plehrave afër shtëpisë së saj, gruaja hodhi foshnjën e saj të porsalindur në mbeturina. Qytetarët në afërsi informuan policinë dhe ekipet mjekësore pasi dëgjuan të qarat e foshnjës nga koshi i mbeturinave. Ekipet e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë foshnjën nga mbeturinat dhe iu dorëzuan ekipeve mjekësore. Foshnja u dërgua në spital me ambulancë dhe u mjekua.


Shtuar 27.05.2021 14:21