E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën 17 vjeçares në Shkup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkup, ku ka humbur jetën një 17 vjeçare me Covid-19.

17 vjeçarja ka qenë e infektuar me virusin vdekjeprurës, por sipas informacioneve nga zyrtarë të shëndetësisë, bëhet me dije se e reja ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, ku përmes një komunikate bëhet me dije se 17-vjeçarja, ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1.

“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, deklaron Ministria e Shëndetësisë./albeu.com/