E RËNDË/ Hyri në det të lahej, momenti kur 50-vjeçari hidhet në erë nga minat në Ukrainë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Odesa të Ukrainës, ku një shtetas që shkoi të lahej në det është hedhur në erë nga një minë.

Bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili ka humbur jetën tragjikisht pasi hyri në det për tu larë në një plazh në Odesa, pa e ditur se ai ishte i minuar.

Momenti i tmerrshëm është fiksuar nga disa kamera, që tregojnë se si burri hidhet në erë apo hyn në ujë, ndërsa fëmijët e tij shohin gjithë skenën.

Edhe shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por fatmirësisht, ai mbeti i padëmtuar nga shpërthimi.

Kujtojmë se teksa ukrainasit po përpiqen t’i rikthehen normalitetit, vështirësitë janë të mëdha, pasi vendi është i mbushur me mina të pashpërthyera dhe me sulme të herëpashershme nga ajri.